Ministria e Shëndetësisë herë pas here bën apel qytetarëve që të vaksinohen ndaj Covid 19. Edhe pse duket se ditët e fundit është vënë re një ulje e numrit të të infektuarve ministria thekson domosdoshmërinë e vaksinës së koronavirusit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministria bën me dije se vaksina anti Covid do ju mbrojë nga virusi.

“Vaksinat anti Covid janë të sigurta dhe efektive, nuk ju sëmurin nga Covid 19 dhe do ju ndihmojnë që të kaloni Covid më lehtë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re