Dritan Hila e ka quajtur të turpshëm debatin e hapur në shoqëri, pas vendimit të Edi Ramës për të vaksinuar personalitetet përpara qytetarëve të tjerë.

Hila tha se vaksinimi i disa personaliteteve, nuk është aspak një problem dhe se mund të imagjinojmë se këto 20 vaksina i ranë nga dora mjekut dhe kështu mbyllet ky problem.

“Po zëre se i ra çanta mjekut nga dora dhe ja ikën ato vaksina,”-tha Hila në fjalën e tij në emisionin “Open”.

Pjesë nga debati: 

Dritan Hila: Numrin e vdekjeve e fshehu dhe Gjermania, se tha vetëm ata që kanë vdekur ekzkluzivisht nga COVID, do të jenë në statistike. De Gol, mbasi Franca ishte pushtuar, thoshte që do çlirohemi. Lideri demokrat kujdeset që të shpëtojë asetet.

Andi Bushati: Kush i cakton asetet?

Dritan Hila: Unë po të tregoj shembuj. E di që do të më dalësh kundër po më lër ta mbarojë. Janë këta njerëz që e kanë lartësuar veprën e popullit të tyre. Janë edhe të tjerë që kanë bërë vaksinën.

Andi Bushati: I kanë caktuar mjekët e lagjes thonë këta. Si e zgjedh mjeku i lagjes kush është personalitet dhe kush është i rëndomtë?

Skënder Brataj: Po pse nuk kanë sëmundje personalitetet?

Dritan Hila:Po flasim për vaksinimin e Tinka Kurtit.

Eni Vasili: Mos të permendim emra…

Dritan Hila: Po zëre se i ra çanta mjekut nga dora dhe ja ikën ato vaksina.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re