“Defender Europe 21” është një leksion të cilën NATO përmes planëzimit, forcave dhe mjeteve në mënyrë indirekte i jep leksion Serbisë, Rusisë dhe Kinës, se dëshira për të penetruar në kufijtë ushtarakë të NATO-s dhe ëndrra e tyre për të dalë në Mesdhe nuk ka për t’u realizuar asnjëherë”.
Kështu u shpreh “Rambo” i PD, Dritan Demiraj, i cili mbajti disa muaj drejtimin e Ministrisë së Brendshme, në Qeverinë Rama-Basha.
Sipas tij ardhja e vaksinave ruse dhe kineze në vendin tonë tregon përpjekjet e Rusisë për të rritur influencën në Ballkan duke përdorur “soft power”.
Dhe këtu ai përmend ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e Malit të Zi, Maqedoninë e veriut dhe Bosnjë Hercegovinën. Për Demirajn edhe minishengeni ballkanik dhe armatimi rus në Serbi janë pjesë e shtrirjes së influencës ruse në rajon.
“Vendimi për të sjellë sa më shumë vaksina është pozitiv, vaksina ruse nuk është e certifikuar nga OBSH dhe kemi parë ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet e Malit të zi të Maqedonisë së Veriut dhe në Bosnje Hercegovinë. Kjo tregon përpjekjet e saj për të rritur influencën në Ballkan.
Rusia po përdor “Soft Power” që konsiston me vaksina gjoja sikur po ndihmon, që po e bën nëpërmjet Emirateve Arabe. Dihet që ministri i propagandës së kasapit të Ballkanit, Vuçiç prej kohësh po armatoset nga Rusia dhe po përpiqet të shtrijë influencën përmes minishengenit.
Ardhjen e vaksinave ruse e shoh si përdorimin e “soft power” për të shtrirë influencën në vendin tonë . Rusia prej kohësh po përpiqet të rrisë influencën luftarake përmes avionëve, mjeteve të blinduara e ndihma nga Rusia në Serbi që në disa retorika nga BE kanë qenë të papranueshme nga BE por jo të dënueshme”, tha ai për A2.
