Edhe vajzat mbi 14 vjeç do të vaksinohen për t´u mbrojtur nga kanceri i qafës së mitrës. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se kjo ka ardhur për shkak të interesit të lartë. Ndaj nga janari i vitit të ardhshëm ajo do të aplikohet edhe te  moshat nga 14 deri 20 vjeç. 

 

ROVENA DAJA

 

PËRGJEGJËSJA E PROGRAMIT KOMBËTAR TË VAKSINIMIT

 

“Kemi kërkesë nga vajzat që janë 14 vjeç, 18 vjeç dhe 20 vjeç. Ndaj ne kemi porositur dhe vijnë shumë shpejt nga UNIÇEF një sasi e madhe vaksinash HPV për të mbuluar vajzat që janë nga 14 vjeç deri në 20 vjeç dhe në janar të këtij viti 2024, ISHP në bashkëpunim me të gjitha qendrat shëndetësore do të kryej fushata vaksinimi për t´u vaksinuar vajzat e moshës 14-20 vjeç, që dëshirojnë të vaksinohen nga HPV. Kemi pasur shumë kërkesa prandaj e kemi bërë këtë nismë.”

 

Që prej nëntorit të vitit të kaluar vaksina me një dozë është pjesë e kalendarit të detyrueshëm për vajzat 13-vjeçare.  Të dhënat nga ISHP tregojnë se një pjesë e mirë e të lindurave në vitet 2009-2010 e kanë marrë tashmë vaksinën.

 

“Pjesa më e madhe e vajzave të ditëlindjes 2009 janë vaksinuar kanë ngelur shumë pak, ndërkohë pjesa më e madhe e fshatrave që kanë më pak vajza i kanë vaksinuar. Vetëm në Tiranë kanë mbetur pak vajza pasi është një qytet i madh.  Deri në fund të shtatorit mbaron datëlindja e 2009, 100% dhe ndërkohë jemi duke vazhduar me ditëlindjen e 2010, vajzat që janë 13 vjeç.”

 

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik shprehen se vaksina HPV në vendet e tjera që aplikohet prej vitesh ka dhënë rezultate.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re