Hungaria është gjithashtu anëtari i parë i BE që nënshkruan një marrëveshje me laboratorin kinez Sinopharm.

Që nga sot, Hungaria është vendi i parë në Bashkimin Evropian që përdor vaksinën ruse Sputnik V kundër virusit korona, njoftuan autoritetet lokale shëndetësore.

“Sot ne kemi filluar të përdorim vaksinën Sputnik V në pikat e vaksinimit,” tha Cecilia Miller, kryeinspektorja shëndetësore dhe anëtare e stafit të krizës.

Autoritetet hungareze kohët e fundit njoftuan se morën 40,000 doza të vaksinës ruse dhe se vendi është i pari në Bashkimin Evropian që u dërgohen vaksinat Sputnik V, sipas AFP.

Qendra Hungareze për Shëndetin Publik ka aprovuar vaksinën ruse.

Hungaria është gjithashtu anëtari i parë i BE që nënshkruan një kontratë me laboratorin Sinopharm të Kinës dhe porosit rreth pesë milion doza të vaksinës prej saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re