Vaksinim i detyruar për studentët/ Disa të rinj në Tiranë paralajmërojnë protestë!

1634540392_Screenshot1.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Studentët në Tiranë kanë paralajmëruar protesta pas fillimit të vitit të ri akademik.

Ata kundërshtojnë detyrimin për tu vaksinuar si një kusht për tu pranuar brenda ambienteve të universitetit. Ndërkohë dhjetëra studentë në universitetin e Vlorës, ‘Isamil Qemali’, nuk janë lejuar që të futen në auditorë, kjo pasi nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës anti-COVID si dhe nuk kanë një test PCR ku vërtetojnë që nuk janë të infektuar me koronavirus.

Pas më shumë se një viti mësimi online, studentët dhe pedagogët do të rikthehen në auditore, duke paraqitur certifikatën e vaksinës ose një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë, ose duke paraqitur një test PCR negativ.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë