Skip to content

Vaksinimi i detyruar në universitetin e Durrësit, studentja denoncon në Fax News: U detyrova të bëj kërkesë për ç’regjistrim, pedagogët nxorrën jashtë të gjithë të pavaksinuarit!

Studente e mjekësisë teknike në Durrës Matilda Mehmetaj ditën e sotme ka denoncuar në Fax News faktin se në universitet nuk është lejuar asnjë student i pavaksinuar në auditor dhe se duke qenë një prej tyre ajo është detyruar të bëjë kërkesë për ç’regjistrim.

Ajo shprehet se shkoi në auditor dhe 3 pedagogë i nxorrën jashtë të gjithë studentët e pavaksinuar.

Avokati Altin Goxhaj i ndodhur atje, në mbështetje të studentëve shprehet se asnjë pedagog nuk ka kompetencën e duhur për të mos lejuar një student në auditor dhe se ky veprim është në shkelje të plotë të ligjit.

“Vetëm studentët e vaksinuar të jenë në auditor dhe të tjerët të dalin jashtë, kur ne nuk pranuam ai u detyruar të dilte dhe të mos zhvillonte mësim. Ndërsa dy pedagogët e tjera na nxorrën jashtë.

U detyrova të bëj një kërkesë për ç’regjistrim bashkë me 2 studentë të tjerë.”-u shpreh studentja.

“Nuk është detyra e tyre t’i nxjerrin jashtë, nuk kanë asnjë kompetencë dhe po shkelin hapur ligjin. Jemi një grup avokatësh që jemi organizuar për të mbrojtur cdo student në arsimin e lartë”-tha avokati Goxhaj.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb