Ish kreu i Institutit të Shëndetit Publik, Besnik Jakjaj, ka reaguar në lidhje me vaksinimin edetyrueshëm në vendin tonë për t’u mbrojtur nga Covid-19. I ftuar në studion e Fax neës, Jakjaj ka argumentuar se vaksinimi i detyrueshëm vjen si pasojë e dështimit të qeverisë për të bërë një menaxhim profesional të situatës.

Sipas tij, qytetarët kanë humbur besimin në institucione dhe si pasojë po nxitet korrupsioni masiv, ku po paguhen nga 200 euro për të marrë një certifiaktë vaksinimi që nuk ka vlerë sepse vaksina nuk është bërë. Në këto kushte, sipas Jakjajt , vendi ynë do të shkonte drejt nëj imunizimi të rremë dhe kjo mund të rezultonte fatale.

Ish kreu i ISHP-së, Besnik Jakjaj

Unë e kam thënë shumë herë, të gjithë këto elementë bashkë cojnë në atë që është keqmenaxhimi. Menaxhimi politik dhe progpaganda që ka përdor qeveria dhe ministria në kurriz të qytetarëve duke mos bërë një punë profesionale për menaxhimin e pandemisë. Si e kemi ne situatën me vaksinën në vendin tonë? Kemi disa lloje vaksinash të pacertifikuara ndërkombëtarisht.

Dy janë institucionet që janë potencialisht me autorizim shkencor për certifikimin e barnave dhe vaksinave. FDA dhe EMA. Ne kemi së fundmi një sasi dozash të ardhur në vendin toën të pacertifikuar nga këto institucione. Ne nuk kemi një kontroll për kushtet e ruajtjes dhe shpërndarjes së vaksinës. Këto janë fakte dhe kjo na con në rezultatin që asnjë vend i BE-së nuk na njeh certifikatën e vaksinimit. Unë jam mjek, në këto kushte do këshilloja qytetarët të vaksinoheshin, por me një vaksinë të siguritë dhe të certifikkuar.

Problemi është si transportohen, ku ruhen dhe si shpërndahen. Nëse kushtet nuk janë ideale, ashtu sic e parashikon protokolli i vaksinës ajo është armë bërthamore sepse shkakton dëm në momentin që nuk është ruajtur akskadon dhe jep efekt të kundërt. Në këto kushte i bën skeptikë qytetarët. Mungesa e besimit të qytetarëve tek institucionet ka çuar që qytetarët të paguajnë nga 200 euro për të marrë vertifikatë vfallco sikur e kanë bërë vaksinën. Pra vaksinimi i detyrueshëm po nxit korrupsionin, kjo është fatale sepse do të kemi një imunizim fallco.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re