Avokati Altin Goxhaj, gjatë fjalës së tij në protestën e rradhës kundër vaksinimit të detyrueshëm, ka argumentuar sesi mund të përballohet urdhri i qeverisë i cili hyn në fuqi në datën 4 janar, ku parashtrohet se punonjësit e supermarketeve dhe ata të administratës publike duhet të enë certifikatë vaksinimi.

Ndërsa kujtoi rastin e studentëve të cilët arritën që të rrëzonin urdhrin për vaksinimin e detyrueshëm në universitete, Goxhaj dha shembullin sesi mund të veprohej në datën 4 janar e në vazhdim ndaj një urdhri që do të ndikojë jetën e më shumë se gjysmë milioni shqiptarësh.

Goxhaj: Kemi një histori suksesi sesi do ta bëjmë në datën 4 janar në përballjen mes qytetarëve dhe shtetit sa i përket vaksinimit. Pyetja është çfarë do bëjmë? Po diskutojmë dhe mbase sot është dita që do marrim vendime të cilat përfaqësojnë vitin 2022 për të gjithë shqiptart. Hapi i parë është në datën 4 janar për të gjithë punonjësit e supermarketeve dhe të administratës publike. Unë si jurist e kam të vështirë të kategorizoj 100% këtë term, a janë pastruesit, a janë punonjësit e ujësjellësve. Pra nuk e dimë përcaktimin e plotë ku ka fuqi. Por nga informacionet e marra, është fakti se do të jetë në fuqi për 185 mijë njerëz.

Por duke llogaritur edhe familjarë të tyre jemi përballë gjysmë milioni njerëzish që ndodhen në presion. Duke parë edhe shembullin e studentëve sesi dekurajuan të gjithë ushtrinë e vaksinatorët që nga dekanët e pedagogët dhe rojet e shkollave, duke parë se kjo ushtri ishte e paaftë për të vepruar, qeveria ka shpikur një ushtri të re. Ushtria e punëdhënësve, si në administratë publike si në atë private. Cili është objektivi që u zgjodhën marketet dhe supermarketet? Shumë e thjeshtë që të mos arrijnë të futet askush i pavaksinuar brenda tyre, por këtë e bëjnë duke ua bërë të qartë si fillim punëdhënësve të tyre.

Në qendra tregtare ka edhe banka, të cilat dalëngadalë do të vazhdojnë të vendosin rregulla të tilla.

(B.V/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re