Kryetari në detyrë i PDK, Enver Hoxhaj ka përgëzuar Edi Ramën për vaksinimin e mjekëve të Kosovës në Kukës.
Hoxhaj thotë se qeveria e Kosovës dështoi jo vetëm për menaxhimin e pandemisë, por edhe për vaksinën, prandaj duhet të bëjë të paktën një falenderim publik për Ramën.
Ai e cilëson veprën e Ramës si një akt solidariteti vëllazëror.
Postimi i plote i Hoxhajt:
Një gjest jashtëzakonisht human dhe që duhet përgëzuar i kryeministrit Edi Rama për të vaksinuar mjekët e Kosovës gjatë ditës së sotme në Kukës.
Edhe njëherë u dëshmua në vepër solidariteti vëllazëror në një situatë të rënduar me pandeminë dhe veçmas për mantelbardhët që janë në vijën e parë të betejës me këtë sëmundje.
Fatkeqësisht qeveria e Kosovës dështoi jo vetëm në menaxhimin e pandemisë por edhe në sigurimin e vaksinës.
Të paktën, një falendërim publik për Shqipërinë dhe kryeministrin Rama nuk do të ishte i tepërt!