Gazetarja Aranita Brahaj ka ironizuar me kryeministrin pas deklaratës së këtij të fundit që procesi i vaksinimit do të vijojë me disa personalitete të moshuar të Tiranës.

Ajo i bën thirrje babait të saj, studiusit Jaho Braho të bëjë një listë të gjitha verpave të tij, në mënyrë që “ta dorëzojnë pranë Komitetit si në kohën e Partisë”, siç shprehet vetë ajo.

“Baba i dashur Jaho Braho, me bej pak listen e botimeve qe ke per Heraldiken Shqiptare.

Shto dhe listen e intervistave e ekspozitave per Lahuten dhe Xhubleten ne UNESKO

Ploteso dhe pergatitjet per botim ne Albanologji

Nuk na duhen per propozim dekorim tek Presidenti i Republikës, na duhen per Listim si personalitet per Vaksinim sipas Strategjise se Rames.

Do dergojme Karakteristika prane Komitetit si ne kohe te Partise,” shkruan Brahaj.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re