Vendimi i qeverisë për të vaksinuar një pjesë të personaliteteve të moshuar ka sjellë shumë reagime.

Ish min istri i Drejtesise i LSI, Ylli Manjani ka qenë një prej kritikëve, ku ka shpërthyer me tone të forta në rrjetet sociale.

“Sipas fjalorit politik shqip-shqip:

“Personalitet”- është personi që qeveria i jep ushqim, banesë, autorizim për televizor ose vaksinë jashtë radhe, kur për të tjerët nuk ka.

Po sipas këtij fjalori:

“Legen”- është personaliteti me të cilin qeveria lan duart para njerëzve. Asgjë personale.

Kam shumë respsekt për të vaksinuarit jashtë radhe, por fjalori politik që ka ngelë që prej komunizmit i ka këto kuptime”, shkruan Manjani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re