Kryeministri Edi Rama e konsideron stuhi në gotë kritikat për të vaksinuar personalitetet në moshë të thyer.

Gjatë një takimi në Elbasan, Rama tha se edhe ky rast u përdor për të shfryrë mllefin ndaj qeverisë.

“Bëhet fjalë për të filluar vaksinimin e 80 vjeçarëve me disa personalitete për të dhenë një mesazh solidariteti me ta, mesazh përkujdesje me ta. E vë re me një far sëkëlldie që kur këta njerëz ndahen nga jeta ka një moment lotderdhje dhe një mori fjalimesh për ta.

Nuk ma ha mendja që do dukeshin më bukur, do të duhet të përballeshim larg qoftë me humbjen e ndonjërit prej tyre për shkak të mungesës së vaksinës dhe nga ana tjetër për të ruajtur imazhin tek njerëzit në kushtet kur vaksinimi është fushatë kudo, pra sensibilizimi i atyre që dyshojnë tek vaksina apo është e dëmshme apo produkt i një konspiracioni botëror.

Të parët nuk janë me diferencë, por të parët në një ditë të parë kur fillon edhe me njerëz të tjerë të zakonshmëm. Është bërë një reagim shumë i padenjë, shumë mizerabël lidhur me njerëz që kanë mundësi të komunikojnë me publikun që edhe këta rast ta përdorur për të shfryrë mllefin ndaj qeverisë por ky nuk është rasti.

Nuk besoj se do të ishte e dejtë që të ngrihej kjo stuhi në gotë kur bëhet fjalë për një dozë të tillë vaksinash.”- tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re