Skip to content

“Vaksinimi i personaliteteve”, Rama i përgjigjet Metës dhe kritikëve: Është diktaturë të vaksinosh Alfred Moisiun?! Nuk thashë do vaksinojmë Bujar Nishanin

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot presidentit Ilir Meta, i cili gjatë një deklarate të bërë dje e konsideroi vendimin për vaksinim të “personaliteteve” një ndarje klasore me tipare diktatoriale.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Fier, Rama u shpreh se bëhet fjalë për personalitete mbi 80 vjeç, duke ironizuar kritikët.

“Brenda marsit mbarojmë të gjithë vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve, mbarojmë brenda disa ditësh vaksinimin e të moshuarve. Të dielën fillojmë vaksinimin e moshës mbi 80 e lart. Është bërë një bolori e madhe.

Unë thashë do ta fillojmë vaksinimin me disa personalitete që I kanë dhënë shumë vendit tonë, dhe nuk duhet ti kujtojmë vetëm kur marrim lajmin e hidhur që u ndanë nga jeta, por sot që kemi mundësinë të kujdesemi për ta. Flas për personaliteti mbi 80 plus, nuk flas të marrim Bujar Nishanin hajde ta vaksinojmë.

Një filozof që shfaqet me qëndrime të hatashme thoshte genocide, presidenti thoshte ndarje klasore, diktaturë. 

Është diktaturë të vaksinosh dikë tjetër mbi 80 vjeç, Anesi Kondili për shembull që i ka dhënë jetën mjekësie. Është ndarje klasore që të vaksinosh Alfred Moisun.

Vaksinimi i tyre është edhe një ndihmë, për të kaluar mesazhin se duhet të vaksinohemi se është gjëja e duhur kur ka sharlatanë që flasin për çipa”, tha Rama. ()