Sikundër ishte paralajmëruar, nisi këtë të diel vaksinimi i të moshuarave mbi 80 vjeç, si dhe i disa personaliteteve në stadiumin “Air Albania”.

I pranishëm ishte edhe kryeminsitri Edi Rama, i cili pa nga afër procesin e dhenies se dozës së parë.

Mes personalitetve ishte ish-presidenti Alfred Mosiu, ish-kryeministri Aleksandër Meksi, aktorët Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Roza Anagnisti, Pirro Milkaoni etj

Mes të vaksinuarve, kishte edhe një përzgjedhje të të moshuarve nga mjekët e familjes.  Ata kanë qëndruar për më shumë se 30 minuta pas marrjes së dozës, për të parë efektet e mundshme dhe për të qënë nën monitorim, raporton Vizion Plus.

Kreu i qeverisë kishte një përgjigje për të gjithë kritiket që kanë vënë në dukje selektimin e personaliteteve për vaksinim.

“Më vjen shumë keq për shkulmën e padenjë dhe të neveritshme të disa pseudopersonaliteteve që kanë akses në ekrane, që në mënyrën më çnjerëzore përhapën një tym krejtësisht të panevojshëm.

Sepse këta njerëz që vaksinohen sot janë të gjithë në kategorinë e plus 80-vjeçarëve dhe fakti që vaksinimi nis me një numër shumë modest, në krahasim me numrin e përgjithshëm që i kanë dhënë kaq vendit e shoqërisë, është një shprehje shumë e sinqert dhe shumë e thjeshtë, e kuptueshme, e një përkujdesjeje për këta njerëz, të cilët nuk duhet të presim të ndahen nga jeta për t’iu mbajtur fjalimet e për t’iu dhënë dekoratat, sic tanimë është bërë një trend qesharak në Presidencën e Republikës. Të bëjmë atë që mund të bëjmë sot për sot.

Nga ana tjetër, këtu nuk bëhet fjalë për asnjë lloj diferencimi, sepse këta njerëz i përkasin kësaj kategorie. Në sallë ka njerëz të njohur, por edhe krejtësisht të panjohur.”

Pas deklaratës së Ramës se fillimisht do të vaksionohen personalitetet, kjo çështje solli një debat publik, mbi diferencimin që po u bëhen njerëzve në kategorinë e moshës së tretë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re