Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar nisjen e vaksinimit masiv, si një nga ditët më të bukura të jetës së tij politike. Rama shtoi më tej se jemi futur në fazën finale të kësaj lufte dhe nga sot është një hap kolosal drejt fitores përfundimtar e mbi këtë mortje, që ka ndryshuar kuptimin e jetës sonë.

‘Më besoni që kjo e sotmja është një nga ditët më të bukura të jetës time politike mbase më e bukura është shumë më tepër se çdo ditë e çdo fitoreje zgjedhore, sepse sot ka nisur çlirimi nga ankthi me shpirtin e mijera gjysheve e gjyshëve të këtij vendi që për shkak të rrezikut të madh që i kërcënon në këtë kohë të mallkuar ku bota përballet me armikun e padukshëm kanë qenë të detyruar të mbyllen brenda dhe të privohen nga shumë orë në ajër të pastër.

 Të privohen nga shumë ulje me njëri tjetrin dhe ndërkohë të mësojnë çdo ditë për bashkëmoshatar të tyre që ndërrojnë jetë si rezultat i marrjes së frymës dhe ndalimit të rrahjeve të zemrës nga agresioni ia armikut të padukshëm.

Sot kemi hyrë në fazën finale të kësaj lufte dhe nga sot është një hap kolosal drejt fitores përfundimtare mbi këtë mortje, që e ka ndryshuar kuptimin e jetës sonë dhe ka penguar çdo njërin prej nesh të shikojë të ardhmen, nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të shohësh mijëra e mijera gjyshe e gjyshër, pa asnjë dallim që të marrin vaksinën dhe është një nga ato momente që kushdo e kupton që politika në vetvete nuk është diçka e keqe. Ka lindur për këtë, kur poltika bie në duar të mira patjetër që bën punë të mira.

Kjo është një nga ato punë të mira që pa politikën nuk do të bëheshin dot kurrë. Pa politikën dhe diplomacinë, ne nuk do të arrinim dot të siguronim vaksinimin masiv të popullsisë, pasi në Rajon ose nuk kanë bërë asnjë dozë os epo bëjnë vaksina simbolike. Jemi shumë krenar, dhe për tu thënë të gjithëve që politika është e vendosmë. Duhet ta marrin seriozisht politikën.’- tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re