Ka filluar procesi i vaksinimit të mesuesve edhe në qytetin e Librazhdit. Bëhet me dije se priten të vaksinohen 447 mësues, por deri në këto momente janë vaksinuar vetëm 9 prej tyre, ndërsa 3 të tjerë kanë refuzuar marrjen e vaksinës pasi e kanë kaluar Covid-19.
Ndërkohë bëhet me dije se pas përfundimit të procesit mësimor do të paraqiten edhe më shumë mësues për të bërë vaksinën.
Sipas infermierve të cilët bëjnë vaksinimin, deri më tani nuk ka pasur asnjë person i cili ka refuzuar të bëjë vaksinën ‘AstraZeneca’ për shkak se nuk është dakord me përdorimin e kësaj vaksine.
(R.G/Faxweb.al)
/faxweb
