Edhe pse procesi i vaksninimit supozohet se ka nisur edhe në qytetin e Beratit, burime bëjnë me dije për Faxweb.al, se në këtë qytet kanë mbërritur vetëm 100 doza të Pfizer nga 300 që ishin premtuar fillimisht.

Vetëm qyteti i Beratit ka 340 mjekë dhe infermierë, ndërkohë që në rang qarku numri i tyre shkon në 750, duke bërë që vaksinimi të mos kryhet as për 1/7 e tyre. Burimet saktësojnë se në listën e parë nuk janë pjesë shoferët e ambulancave, oksigjenistët apo sanitarët, të cilët janë në përballje të përditshme me virusin.

Për stafet mbështetëse, duke se nuk kujtohet askush, ndërkohë që mjekët dhe infermierët do të duhet të presin një kohë të dytë të dorëzimit të vaksinave.

Në të gjitha qytetet e vendit, procesi është duke ecur me ritme tejet të ngadalta, për shkak të mungesës së lëndës së parë që janë vaksinat. Qeveria ka ndjekur taktikën e shpërndarjes së pak dozave në shumë qytete të vendit, për të krijuar idenë se gjërat po ecin, por në fakt realiteti në terren tregon krejt të kundërtën.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re