Një grup kriminal që siguronte lëndë narkotike cannabis sativa dhe droga të forta me qëllim trafikimin drejt Greqisë është goditur gjatë operacionit të koduar me emrin “Vakumi”, në Fier.

 

Agjentët sekuestruan 30 kilogramë kanabis dhe gjysëm kilogramë kokainë. Gjithshtu në prangra u vunë Panajot Shahaj dhe Osmen Mehmetaj, si dhe u shpall në kërkim Eduart Mehmetaj.

 

LORENC PANGANIKA

DREJTORI I POLICISË, FIER

 

“Lënda narkotike kanabis ishte  e ndarë në pako të vogla, të presuara, me qëllim trafikimin drejt Greqisë. Në vijim, u ushtruan kontrolle në brendësi të banesës së shtetasit E. M., ku u gjetën 3 peshore elektronike, një sasi e konsiderueshme ambalazhesh për paketim, doreza plastike, makineri presimi dhe mjete të tjera që përdoreshin për perpunimin dhe paketimin e lëndës narkotike.”

 

Policia po vijon kontrollet për arrestimin e kreut të grupit kriminal.

 

“Në vijim është bere shpallja ne kërkim dhe vijon puna, për kapjen e shtetasit Eduart Mehmetaj, 41 vjec, si organizator i kësaj veprimtarie kriminale si dhe vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë bashkepunetore ne kete aktivitet kriminal.”

 

Gjatë javëve të fundit, policia e Fierit ka finalizuar edhe operacione të tjera, në të cilat u sekuestruan 21.3 kg lëndë plasëse, 3 pistoleta, 1 armë gjahu si dhe 8100 euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re