Mjeku britanik, Chris Whitty, ka paralajmëruar se një valë e dytë e koronavirusit, gjatë stinës së dimrit, e cila mund të jetë më e rëndë dhe mund të përhapet më shpejt sesa vala e parë, shkruan itvnews.

Ai tha se vendet që kanë ndërmarrë masat e lehtësimit duhet të bëjnë shumë kujdes pasi pandemia duhet mbajtur në kontroll edhe për muajt në vazhdim dhe nuk duhet menduar vetëm për tani.

Ai kundërshton kryeministrin Boris Johnson, i cili dje deklaroi se Britania e kishte kaluar kulmin e virusit.

Përmes një videoje ai thotë se niveli i riprodhimit të virusit- që njihet si R, duhet të mbahet poshtë 1, që do të thotë se çdo i infektuar nuk duhet që të infektojë mesatarisht më shumë se një person tjetër. Në të kundërt do të kemi situate më të rënduar.

 

‘Duhet të sigurohemi që R-ja të mos shkojë më lart se një, në të kundërt do goditemi shumë me keq me një valë të dytë. Covid-19 na ka shtruar një rrugë shumë të gjatë dhe zhdukja teknikisht duket e pamundur’, thotë profesor Whitty.

Ai shton se ka shumë të panjohura për këtë virus, përfshirë edhe çështjen nëse është sezonal apo jo: ‘Ne nuk e dimë akoma, është shumë herët. Mund të ketë ndonjë element sezonal për këtë virus që ne nuk e dimë ende.

Nëse po, siç ndodh me shumicën e viruseve që prekin frymëmarrjen, ka gjasë të rikthehet përsëri dhe kjo me gjasë do ndodhë prapë në dimer. Dimri është më keq se vera, pranvera dhe vjeshta sa i përket viruseve dhe ne duhet të mendojmë për këtë se dimri nuk është larg. Nëse ruajmë masat e distancimit social, ka të ngjarë të shohim efekte pozitive edhe në dimër, mund të kemi më pak raste edhe gripi dhe viruse të tjera të transmetueshme’.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re