“Meksika duhet të kthejë emigrantët që rrënojnë flamuj, pasi shumë prej tyre janë kriminelë”, tha Trump në  një mesazh të fundit, lidhur me zhvillimet në kufi, aty ku janë dyndur me qindra njerëz të ardhur nga Amerika Qendrore me synim SHBA.

Madje Trump ka njoftuar se mund ta mbyll përgjithmonë kufirin me Meksikën nëse është e nevojshme.

“Nëse është e nevojshme, ne do të mbyllim kufirin përgjithmonë”, tha Trump, duke risjellë në kujtesë  çështjen e 3,200 kilometrave murr në kufirin SHBA-Meksikë.

Trump tha disa ditë më parë se emigrantët nuk do të lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara derisa gjykatat kompetente të miratojnë kërkesat dhe shpjegimet e tyre individuale.

Më parë, autoritetet amerikane mbyllën kalimin kufitar jugor mes San Diegos dhe Tijuanas, duke i shpërndarë emigrantët edhe me gaz lotsjellës

Emigrantët, të cilët vijnë kryesisht nga Hondurasi për të shpëtuar nga varfëria, thanë se do të presin në Tijuana derisa të lejohen të aplikojnë për azil në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht masave të forta në kufirin amerikan.

Në ndërkohë, ata u takuan negociatorë amerikanë dhe meksikane për të rënë dakord mbi atë se si të mbeten në Meksikë derisa të dëgjohen kërkesat e tyre për azil.

Është e zakonshme që kërkuesit e azilit të raportojnë për qëllimet e tyre duke arritur në pikën e kalimit kufitar të SHBA ose pas kalimit të kufirit në mënyrë të paligjshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re