Ndërsa temperaturat ngjiten mbi 38°C, mjekët paralajmërojnë se valët e të nxehtit mund të jenë po aq të rrezikshme sa një grip i fortë.

Ja disa këshilla praktike për të kaluar verën pa pasoja:

  1. Pini ujë para se të ndiheni të etur – etja është shenjë që trupi tashmë është i dehidratuar.
  2. Konsumoni ushqime të lehta – sallatat, frutat dhe perimet ndihmojnë në rregullimin e temperaturës së trupit.
  3. Shmangni aktivitetin fizik në mesditë – orët 11:00–16:00 janë më të rrezikshmet.
  4. Vishni rroba të lehta dhe me ngjyra të çelëta – ndihmojnë trupin të marrë frymë.
  5. Ajrosni shtëpinë në orët e freskëta – hapni dritaret herët në mëngjes dhe vonë në mbrëmje.

Specialistët kujtojnë: “Edhe njerëzit e rinj dhe të shëndetshëm mund të pësojnë goditje nga i nxehti. Kujdesi duhet të jetë për të gjithë, jo vetëm për të moshuarit.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re