Skip to content

Vala e të nxehtit kaplon Tiranën/ Qytetarët marrin “masat” e nevojshme, nga çadrat te shatërvanët në shesh

1894c738 2fb5 4794 9238 b8bd08caa971

Piku i vapës ka kapluar kryeqytetin këtë të martë. Ndërkohë që temperaturat kanë arritur në maksimumin e termometrit, qytetarët janë munduar që të kryejnë punët e tyre pavarësisht rrezeve të forta të diellit.

Ata janë parë në rrugët e Tiranës, duke përballuar vapën me mënyra të ndryshme. Dikush me ujë, disa të tjerë kanë zgjedhur aksesorët e nevojshëm si kapele, çadër apo syze.

30a2cd8f 3847 4cf7 8b06 306366ae2d39

1894c738 2fb5 4794 9238 b8bd08caa971

3bacbbd9 1199 473f 9205 8006e3f62baa

2b33960a 448b 4e11 a6f1 872dba1aacee

475e0d64 d63e 499d 8e1a 5d8201fcc5d1

2c7f07c9 aa9f 4f7e b1ae b562975eac92

d09cc052 89a0 41c3 b29e 67bd949f0386

Kujtojmë që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në zbatim Planin e masave kundër valës së të nxehtit.

Plani i masave për përballimin e valës së të nxehtit përmban: Vendosjen në gatishmëri të nëntë autoambulancave në zonat me fluks të lartë në qendrat e qyteteve për ardhjen në ndihmë të rasteve urgjente. Gjithashtu në shërbimin parësor, janë në funksion urgjencat pediatrike 24/7 në katër qendra në Tiranë. Ndërsa janë hapur 30 qendra shëndetësore verore në zonat bregdetare dhe malore.