Nga efektet e një valë të nxehti në Kanada, posaçërist në Quebec ka shkuar në 54 numri i të  vdekurve.

Mylene Drouin, drejtoreshë e Departamentit Rajonal të Shëndetit Publik në Montreal, tha se vetëm në Montreal, 33 vetë vdiqën nga temperaturat ekstreme të larta të ajrit. Vdekje të tjera, 21 prej tyre, u regjistruan në qytetet përreth.

Drouin tha se 60 për qind viktimave ishin të moshuar që jetojnë vetëm dhe që nuk kishin pajisje freskuese në shtëpitë e tyre.

Ministria Rajonale e Shëndetësisë në Quebec ka thënë se efektet e temperaturës së rritur të ajrit ndjehen nga shumica e njerëzve të moshuar dhe pacientë kronikë.

Departamenti Meteorologjik i Kanadasë tha se priste normalizimin e temperaturave në Quebec gjatë dy ditëve të ardhshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re