Shqipëria prej disa ditësh ndodhet nën “pushtetin” e valës së të nxhehtit ndaj në lidhje me këtë ministria e Shëndetësisë vendosi ngritjen e disa qendrave të lëvizshme shëndetësore qëdo ju vijnë në ndihmë qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama këtë të premte përmes një postimi në rrjetin social shkruan se shërbim i tillë shëndetësor është në gadishmëri në qytetet më të rrezikuara nga nxehtësia si Tirana, Durrësi, Elbasani, Berati, Gjirokastra dhe Shkodra.

Sipas kreut të qeverisë në shërbim të qytetarëve janë 9 njësi të lëvizshme shëndetësore.

“Mirënjohja e qytetarëve për stafet mjekësore të 9️⃣ Njësive të Lëvizshme të Asistencës Mjekësore në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Shkodër, për shërbimin shembullor në këto ditë të të nxehtit ekstrem”” shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re