Skip to content

Vala e të nxehtit “pushton” vendin! Si parashikohen moti për fundjavën: Temperaturat arrijnë 43 gradë Celsius

Vala e të nxehtit do të “pushtojë” vendin gjatë fundjavës, ku temperaturat maksimale do të arrijnë vlerën e 43 gradë Celsius në qytetin e Elbasanit.

Sipas SHMU, orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

 

Njoftimi i SHMU:

Fundjava do të vijojë të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme dhe të nxehta.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 10m/sek,  kryesisht në orët e mesditës. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

 

“”