Një valë tjetër i nxehti pritet të përfshijë Europën duke nisur nga dita e nesërme. Ajo do të kalojë nga Europa Qendrore deri në Skandivai, ndërsa do të prekë edhe Shqipërinë.

Meteorologia Lajda Porja, tha për “Top-channel” se temperaturat nesër prite të arrijnë në vlerën maksimale 37 gradë, ndërsa e mërkura do të jetë dita më e nxehtë për Shqipërinë.

“Kjo vale do të zgjasë 5-6 ditë. Shqipëria do të mbetet serish në periferi të kësaj vale. Që ditën e diel pritet ndryshim drastik i temperaturave. Nesër do të kemi vlerë maksimale 37 gradë. Ndërkohë që dita më e nxehte për Shqipërinë do të jetë dita e mërkurë, me temperaturë 39 grade, ndërsa ndonjë zonë e veçantë edhe 40 gradë. Më pas do të kemi rikthim të vlerave normale 32-33 gradë, thotë Lajda Porja, Meteorologe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re