Kryeministri Edi Rama është distancuar nga përgjegjësia për dyshimet e ngrituara nga selia blu se kryebashkiaku i zgjedhur për bashkinë e Shkodrës Valdrin Pjetri ka qënë i dënuar në vitin 2003 në Itali. Përmes një postimi në Twitter, disa orë pas publikimit të dokumentave të Kuesturës së Firenzes nga Partia Demokratike, Rama bën të qartë se derisa të dalë e vërteta ligjore, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara.

 “I edukuar,i zoti,i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka
punuar, po kjo s’mjafton më! Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të
fshehë të vërtetën në raport me ligjin, por deri kur e vërteta ligjore
të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara
plotësisht”

Kreu i qeverisë
shkruan po ashtu askush nuk mund të hedhë hije dyshimi mbi të dhe Partinë
Socialiste, duke nënvizuar se përgjegjësia e tij si kryeministër dhe ajo e PS
është se si reagojnë ndaj një akti të padenjë.

 “Jo Valdrini, po vëllai im të jetë, s’ka shans të hedhë asnjë
hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua, në raport me ligjin e me besnikërinë
ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është
individuale. Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të
padenjë individual!”

Rama thotë se nuk
do të marrë përsipër të mbrojë askënd përpara ligjit, duke thënë se kosto
veprimesh të tilla nuk merr më, e as do lejojë që t’i marrë Partia Socialiste.

Valdrin Pjetri ende nuk ka marrë detyrën si kryebashkiak i Shkodrës
pasi pritet konstitutimi i Këshillit Bashkiak. Pas akuzave të për dënim
të tij në Itali dhe fshehje të këtij dënimi në formularin e
dekriminalizimit prokuroria ka nisur shqyrtimin e një kallëzimi të bërë
nga Partia Demokratike dhe verifikimin e statutit të gjendjes penale të
tij në shtetin fqinjë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re