Tre biznese në Korçë kanë rënë preh e grabitjeve. Në fabrikë bojërash që ndodhet në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, është sulmuar nga persona të paidentifikuar.
 
Hajdutët kanë arritur të hynë në ambientet e fabrikës duke me vete marrë kasafortën. Sipas të dhënave paraprake mendohet se Brenda saj ka pasur një shumë të konsiderueshme parash.
 
Ndërkohë me herët është tentuar të grabitet një fabrikë të prodhimit të mjaltit, si dhe banesa që ndodhej ngjitur me të.
 
Bashkëshortja e pronarit të fabrikës ka dëgjuar zhurma ndërkohë që grabitësit po përpiqeshin të kryenin vjedhjen. Mësohet se agresorët kanë arritur të marrin me vetë vetëm serverin e kamerave të sigurisë së biznesit dhe më pas u larguan.
 
Biznesi i tretë i cili u grabit ishte një fabrikë e përpunimit të qumështit, pranë fshatit Plase.
 
Edhe pse jo zyrtarisht, policia e Korçës dyshon se të tre grabitjet mund të jenë kryer nga i njëjti grup hajdutësh.
 
Vjedhjet janë shndërruar në fenomen shqetësues në qarkun më të madh juglindor të vendit. Vetëm në Maliq përgjatë një viti janë vjedhur 7 biznese, për të cilat nuk ka pasur asnjë të ndaluar nga policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re