Dy goditje të një pas njëshme tërmet kanë lëkundur Tiranën mbrëmjen e sotme.

 

Lëkundja e parë ishte 4.7 dhe e dyta 2.9.

 

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në një postim në Facebook shkruan shkruan se shërbimet e emergjencës janë në gatishmëri,  ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të sinjalizonjë për çdo problatikë në numrat 112 dhe 128.

 

Reagimi i plote

 

Pas valës së tërmeteve, të gjithë shërbimet e emergjencës së Bashkisë së Tiranës kanë kaluar në gatishmëri të plotë. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i bën thirrje qytetarëve që të sinjalizojnë për çdo problematikë në numrat e emergjencës. “Nje vale termetesh jane ndjere ne Tirane. Sherbimet tona te emergjences kane kaluar ne gatishmeri te plote! Per cdo problematike ne banesa apo rruge malore, ju lutem na sinjalizoni menjehere ne nr. ☎️ 112 ose zjarrifikesit nr. 128 🚒!

Kujdes per njeri-tjetrin! #BASHKE .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re