Ndahet nga jeta profesori i njohur i Historisë në Departamentin e Historisë të Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Adem Mezini.

Lajmi i trishtë është dhënë nga kolegia e tij, pedagogia Valentina Duka, e cila me mirënjohje vlerëson kontributin e tij jo vetëm si mësimdhënës, por edhe si studiues i historisë bashkëkohore.

STATUSI I PLOTË

Keqardhje e thellë për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Adem Mezinit, pedagog për një kohë të gjatë në Departamentin e Historisë të Universitetit të Tiranës! Prof. Mezini ka dhënë një kontribut të çmuar jo vetëm si mësimdhënës, por edhe si studiues i historisë bashkëkohore.

Ne si ish-studentë dhe kolegë të profesorit të ndjerë, do ta kujtojmë atë gjithmonë si një pedagog të aftë e korrekt, të dashur e të respektuar nga të gjithë.

Prandaj të gjithë do ta ndjejmë mungesën tuaj Prof. Ademi. Do të na mungojnë telefonatat tuaja të shpeshta, interesimi juaj i vazhdueshëm për ne dhe familjet tona, për Departamentin dhe Fakultetin që ju u kushtuat tërë jetën.

Pushofshi në paqë i dashur Profesor! Ju qoftë i lehtë dheu i vendlindjes suaj të bukur, Gjirokastrës!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re