Valentina Leskaj ka shumë rezerva për mënyrën sesi kryeministri Edi Rama po drejton vendin.

Në promovimin e librit, Leskaj tha se në PS duhet që të nisë nga pastrimi i brendshëm.

“Do dëshiroja, do të shpresoja dhe do nxisja ndryshimin e vetvetes edhe të Partisë Socialiste”.

Leskaj thotë se të rinjtë zgjedhin largimin pasi nuk janë dakord me modelin shoqëror.

“Ikin për një vend pune, ikin për një pagë më të mirë. Por ka shumë të rinj që refuzojnë modelin e shoqërisë që ne kemi ngritur”.

Valentina Leskaj ka mbajtur detyra të rëndësishme dhe gjatë kohës kur PS-ja ishte në opozitë ajo ishte numri dy i Kuvendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re