Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlametin, ka komentuar aksionin e radhës në Kuvend nga opozita ku shprehet se deputetët Flamur Noka, Albana Vokshi, Gazment Bardhi, Ervin Salianji dhe Saimir Korreshi e dinë mirë se vallja e ish-kryeministrit Sali Berisha është një valle ‘napolon’ i ndotur, i bërë shuk dhe i hedhur në det.

Më tej, ajo shprehet se halli i tyre gjoja për respektim të Kushtetutës, halli për liritë e mohuara politike dhe politikën që po i shkel lirinë, nuk janë halle, janë broçkulla në pritje të 2025-ës.

Ndërsa për SPAK, thotë se është një hall mbi hall, që nuk e zgjidhin dot me mjete politike.

Ndër të tjera, Spiropali u drejtohet deputetëve të lartpërmendur të kuptojnë se SPAK është shpëtim edhe për ata vetë.

Reagimi i Spiropalit:

E DINË, POR NUK E THONË!

E di Flamuri, Albana, Gazmendi, Ervini, Saimiri, e dinë të gjithë, që vallja me Berishën është një valle “Napolon” e ndotur, e bërë shuk, dhe e hedhur në det.

Që ngutja opozitare mbi kangjella të rrezikshme ku mezi ngjitesh dhe dritare të ngushta ku mezi futesh, kush e kush të zërë radhën për kandidim sa më afër kreut të listës më 2025 tani për tani është e pashpresë, që ky ngut s’të çon askund dhe s’të zgjidh asnjë hall, përveç të sipërpërmendurve dhe ca pak të tjerëve, këtë tashmë e dinë të gjithë, këtë tashmë nuk e dyshon askush, as drunjtë e karrigeve të thyera, as kanoçet bosh të tymrave.

Dhe halli i tyre gjoja për respektim të Kushtetutës, halli për liritë e mohuara politike dhe politikën që po i shkel lirinë, nuk janë halle, janë broçkulla në pritje të 2025-ës, që nuk mund të fshihen pas zhurmës së karrigeve të thyera dhe tymit të flakadanëve.

Halli që i ka zënë me SPAK-un është një tjetër hall, është një hall mbi hall, të cilin, për shkak të marrëdhënies katastrofike me elektoratin e tyre, nuk e zgjidhin dot me mjete politike, i janë futur ta zgjidhin edhe atë, një rrugë e dy punë, me ulërima, rrena, karrige të thyera, dhe tym.

Mes thyerjeve dhe tymrave haxhiqamiliste, nuk kuptojnë, se SPAK që frikëson aq tepër, është shpëtim edhe për ata vetë.

Le të shpresojmë se Flamuri, Albana, Gazmendi, Ervini, Saimiri, e capak të tjerë, për të mirën e vetes dhe të tjerëve, të paktën do gjejnë forca për të dalë nga keqkuptimi dramatik. Mandati i tyre nuk mund të jetë mandata e fundit e PD-së.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re