Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e ka mbështetur edhe publikisht profesorin e Biologjisë, Lulzim Pacin, bullizuar në rrjete për shkak se u shfaq në Tik Tok duke kërcyer valle shqiptare.

Në një lidhje direkte për emisionin Gjesi  në T7, kryetari Idrizi ia ka marrë këngës, duke e ftuar kështu për të vallëzuar edhe bashkëqytetarin e tij, profesorin Lulzim Paci, shndërruar së fundi në lajmet kryesore në Kosovë.

Idrizi dhe Paci, së bashku ia kanë hedhur valles në objektin e Komunës së Vushtrrisë, duke iu bërë një sfidë të gjithë atyre që tentuan të bullizojnë mësuesin, edhe pse performanca e tij duke kërcyer valle tradicionale shqiptare, pra nën frymë patriotike, s’kishte të sharë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re