Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule është kundër ligjit te minoriteteve te  miratuar dy muaj me pare nga Qeveria shqiptare. Sipas tij  ligji nuk respekton te drejtat e pakicave dhe as rekomandimet e Këshillit te Europes.
 
Vangjel Dule kërkon qe ai te ndryshohet ndërsa ka ofruar modelin e Kroacisë e Malit te Zi  për përfaqësimin ne Parlament te pakicave.
 
Me mbështetjen e ndërkombëtareve Vangjel Dule thotë se do ti beje presion Qeverise për ndryshimin e ligjit. Por ai kërkon  nga krerët e minoriteteve te tjera te mos blihen kundrejt heshtjes.
 
Ligji për minoritete ne Shqipëri është miratuar dy muaj me pare, ndërsa ka përjashtuar serish kërkesën e pakicave për vetedeklarimin e tyre. Baza e te dhënave edhe për minoritete është regjistri  themeltar i gjendjes civile.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re