Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule e cilësoi vdekjen e Kaçifas si një moment të shenjtë.
 
Në një deklaratë për mediat, ai foli në fillim greqisht dhe me pas Shqip. Dule u shpreh se vrasja e Kaçifas duhet të zbardhet.
 

“Jemi sot në radhë të parë në këto momente të cilat janëm omentet e varrimit dhe si pasojë janë të shenjta. jemi këtu për të ndarë dhimbjen me gocën e Konstandinos, me mamanë dhe babain dhe gjithë komunitetin. Jemi këtu për të shprehur nderimin ndaj të ndjerit por në të njëjtën kohë dhe vendosmërinë. Vendosmërinë që e vërteta duhet të ndriçohet deri në fund. Transparenca e kësaj çështjeje, zbardhja e saj është me rëndësi jetike. Ajo mund të vonojë por natyrisht që nuk do të humbasë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko