Vangjel,Grabocka(1913-2006) .Aktor .Lindi ne Korce,me 15 prill. Pas aktivizimit te suksesshem ne levizjen Teatrore Amatore te qytetit te lindjes, ne vitet ’30,si kengetar dhe si aktor,u perzgjodh nga regjisori Sokrat Mio* per te luajtur rolin e doktor Shtokmanit ne dramen Armiku i Popullit e H. Ibsenit, shfaqje qe pati nje sukses te jashtezakonshem ne vitin 1935 dhe qe cmohet si nje nga figurat me te arritura te vete aktorit.

V. Grabocka ishte nder 10 aktoret themelues te teatrit “A.Z. Cajupi” te Korces*, me 1950. Luajti ne skenen e ketij teatri rreth 140 role, ne 53 vjet karriere, me se shumti karaktere: fshatare te ndershem e atdhetare, njerez te thjeshte, zemerbardhe e me vlera morale, sikurse edhe tipa me mbartje negative, njerez cinike, tinezare, patriarkale e autoritare.

Ne mjaft nga rolet e tij ne shfaqjet: Rrenjet e thella (Sentori Lengton), Makar Dubrava (Makar Dubrava), Engjejt e sketerres (dr. Llokvud), Keneta (Gjik Dolani), Votra e huaj (Martini), Me gjuhen e pushkes (xha Zeneli), Koprraci (Anselmi), Plumbat e shkronjave (Marjani) etj., bie ne sy kujdesi per ta karakterizuar figuren kryesisht me mjetet shprehese qe burojne nga rrafshet e perjetimt te brendshem aktorial, nga pershtatshmeria e mire psikofizike, sikunder edhe nga afria ndjesore ndaj personazheve e situatave ku ata vendosen.

Kjo u vu re edhe ne portretizimin qe i beri rolit te Kristos te drama Lulja e kujtimit e Foqion Postolit*, apo Akimi varfanjak, shpotites e ironic te drama me te njejtin titull e Viktor Eftimiut*. Gjithashtu, figura e avokatit meskin, dinak, kinse te edukuar ne dramen Te pamposhturit e Minush Jeros*, me tutje roli i gjyshit te pjesa lirike Shtepia ne rrugice e Teodor Lacos*, ishin role qe mbeten gjate ne kujtesen e publikut.

V. Grabocka dallohej nga nje vemendje kah elementet plastikore te lojes ato qe buronin prej sakarzmes e groteskut, nga humori popullor, te cilat pershfaqeshin ne nje forme te cliret, si gjendje te shpenguara fizike dhe si menyra te vetvetishme te gjestit, trajtes apo intonacionit te te folurit, levizjes se bere, te sjellurit, mimikes shprehese etj.

Shume karaktere komike ka realizuar edhe ne shfaqjet e Estrades se Korces*, si dhe ka marre pjese si kengetar ne tri opereta, nder to opereta e pare shqiptare Agimi e K. Konos, me 1953. nje galeri rolesh te dyta, rreth 13 te tilla, qe mesonin tipa e karaktere te njemendte, prore natyrale, ka krijuar ai edhe ne kinematografi, ku vecohen: Bamke Qylollari te filmi I teti ne bronz, rolet e cobanit te Perballimi dhe I treti, hanxhiu tek Udha e shkronjave, Jonuzi tek Agimet e stines se madhe, Kozi te Nentori i dyte, Rushani te Streha e re, kryeplaku te Kush vdes ne kembe etj. V. Grabocka mban titullin Artist i merituar.

&nbsp

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re