Federata Shqiptare e Futbollit ka patur një vlerësim të veçantë për Vangjel Milen ish futbollin e Tomorit, Kombëtares U21 dhe shumë skuadra të tjera në Shqipëri dhe jashtë sajë. Një pllakatë mirënjohje dhe fanella me numër 10 për djalin e një tjetër legjende të futbollit beratas, Kristaq Miles.

Këto vlerësime janë bërë në ditën e 60 vjetorit të ish athletes Marinda Preka, e cila brenda një kohe të shkurtër mori titullin qytetare nderi në dy qytete: Berat dhe Kurbin. Ilir Shulku dhe Vasil Bici, si përfaqësues të FSHF kanë vlerësuar të dy personazhet  gjatë ceremonisë së mbajtur.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF i dorëzoi Vangjel Miles, titullin “Mirënjohje” me motivacionin: “Per kontributin e dhënë në futbollin shqiptar, si lojtar. Ka spikatur edhe për vlerat e treguara në radhët e ekipit kombëtar U-21, të Shqipërisë”. Së bashku me të, ai i dorëzoi edhe simbolin e FSHF, bluzën e kombëtares. Me këtë rast, Sekretari Shulku, uroi edhe kampionen e madhe të atletikës Marinda Preka për 60-vjetorin e ditëlindjes, të cilës ndër të tjera i dhuroi dhe flamurin kombëtar. Mbrëmja kaloi në atmosferë festive./Berati.TV

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re