Kandidati për deputet të LSI në qarkun e Gjirokastrës që kryeson edhe listën në këtë qark, Vangjel Tavo deklaroi sot gjatë një takimi me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi se do të largohet nga politika nëse pas 25 Prillit nuk rikthehen në Gjirokastër, institucionet e hequra me vendim të qeverisë socialiste.

Kryemadhi deklaroi se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur. Vangjeli u shpreh gjatë fjalës së tij se më 25 Prill, vota e qytetarëve do të jetë plebishitare kundër sektit të rilindjes për të mos e lejuar vendin të shkojë edhe më tej në greminë.

“Jam i bindur që njerëzit tashmë e kanë kuptuar që vota e tyre më 25 Prill do të jetë një votë plebishitare kundër sektit të rilindjes për të mos e lejuar më të shkojmë edhe më thellë në greminë. Në 8 vitet e qeverisjes së këtij sekti në Gjirokastër ka ndodhur një shpopullim dhe largimi I dhjetëra familjeve,. Kjo ka ndodhur si rezultat i papunësisë.

Si të mos mjaftonte kjo papunësia është rritur edhe më shumë në Gjirokastër duke hequr institucionet kryesore rajonale.

Është larguar nga Gjirokastra drejtoria Arsimore, drejtoria e Arkivit. Ta largosh arkivin nga Gjirokastra dhe ta çosh në Lushnje unë e quaj një krim. Kanë marrë vendim për të larguar spitalin rajonal dhe për ta kthyer spitalin në një spital bashkiak.

Unë kërkoj mbështetjen tuaj nëse në parlament dhe në qeveri sepse Gjirokastra meriton të ketë të gjithë institucionet këtu dhe nuk kanë pse bredhin poshtë e larg. Me mbështetjen e të gjithë grupit të LSI unë do ta kërkoj fuqishëm kthimin e institucioneve ndryshe Vangjeli do largohet nga politika”, u shpreh Vangjel Tavo!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re