Kryeministri Edi Rama nuk konfirmuar apo mohuar lajmet që kanë qarkulluar se ka propozuar për kryebashkiak të Himarës Vangjel Tavon.

Rama tha se nuk komenton çfarë i vë në gojë media greke, pa e pyetur atë.

“Janë histori që i kam parë në mediat shqiptare të marrë në mediat greke”, tha ndër të tjera kreu i qeverisë.

“Vendimi i GJKKO ishte pozitiv, por nuk është i formës së prerë. Duhet të presim të marrë vendim të formës së prerë. E dyta të gjitha këto tjerat që kanë qarkulluar kanë si burim median greke, jo median shqiptare, qeverinë. Nuk komentoj çfarë më vë mua në gojë apo në kurriz mediat greke, pa më pyetur dhe mua. Janë histori që i kam parë në mediat shqiptare të marrë në mediat greke”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re