Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se pretendohet se kur ish-kryeministri Sali Berisha është kthyer nga Gjermania, është shmangur një incident në minutë të fundit.

Komentet Vangjeli i bëri përmes një interviste në Panorama TV, ku komentoi konferencën e sotme të Berishës lidhur me shpalljen “non grata” nga Britania.

Ai shtoi gjithashtu se përflitet se në oborrin e afërt të ish-kryeministrit ka probleme.

“Berisha është si pyll i mistershëm kur flet me qytetarin dixhital dhe atje mund të gjesh edhe të vërteta të tmerrshme për mënyrën e qeverisjes së Shqipërisë, por të trazuara këto edhe me jo të vërteta. Ajo që thotë Berisha përputhet me një interes që nuk është i njohur për publikun.

Pse doli sot? Ka pretendime se në minutën e fundit është shmangur një incident në Aeroportin e Rinasit, kur Berisha u kthye nga Gjermania. Janë bërë gjithmonë e më të fortë zërat se në oborrin e afërt të Berishës mund të ketë probleme.

Atëherë nëse këto verifikohen, do të shikoni se përse doli Berisha sot. Berisha sot ishte avokat i 2-3 shtetasve shqiptarë këtu. Incidenti në Rinas mendohet se është shmangur në minutën e fundit. Ka sinjale të forta, ndihet.

Nuk kam komunikim me prokurorët të cilët ruajnë me fanatizëm sekretin e tyre hetimor, por deduksionet logjike të çojnë që pas një periudhe heshtjeje nga ana e tyre, ngjante se edhe SPAK kishte një heshtje zgjedhore, por gjatë kësa kohe ata kanë punuar. Pra dosje të nxehta kanë marrë drejtim”, është shprehur Vangjeli.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re