Pas shpalljen “non grata” nga SHBA për Sali Berishën, analisti Lorenc Vangjeli shprehet se gjatë ditëve në vijim, SPAK do t’i kërkojë ambasadës amerikane të dhëna dhe informacione shtesë për ish-Kryeministrin lidhur me akuzat publike që kanë bërë.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Vangjeli tha se më pas do të verifikohet nëse do të ketë mundësi për të hapur çështje penale ndaj ish-Kryeministrit Berisha.

“Brenda kësaj jave, në mos fillimin e javës tjetër, SPAK do të kërkojë të dhëna shtesë nëpërmjet ambasadës amerikane, çfarë të dhënash keni ju ndaj z.Berisha.

Siç e bënë ndaj z.Doshi do ta bëjnë edhe me këtë. Dhe do të verifikohet nëse do të kishte mundësi për hapje të një çështje penale.

Dhe e di çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që kur ata të kenë guxim nën mbështetjen dhe nën hijen e fortë të SHBA të hapin një çështje ndaj z.Sali Berisha, a e kupton si u duken këta lepurushat e sotëm të tjerë, këta miushat e tjerë që vijnë vërdallë me xhepat plot”, deklaroi Lorenc Vangjeli.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re