Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama, që është edhe koka e aferës së inceneratorëve nuk foli asnjë fjalë për arratisjen e Arben Ahmetajt.

sali-berisha-arben-ahmetaj-500x333

Berisha theksoi se shtetit i arratiset zyrtari i dytë më i lartë i ekzekutivit dhe kjo sipas tij për Ramën nuk ka ndodhur.

Me ironi, Berisha u shpreh se ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako meriton dekoratë sepse nuk u arratis.

“Sot ka polemikë në çdo familje, në çdo bisedë: vjedhja e tmerrshme me inceneratorë dhe arratisja e tmerrshme e Arben Ahmetajt.

Ju e dëgjuat në fjalën e tij 16-minutëshe, kreu i organizatës kriminale të inceneratorëve, nuk shqiptoi njëherë fjalën arratisje. Ajo për Edi Ramën nuk ka ndodhur, sepse e ka porositur vetë.

Shtetit i arratiset zyrtari i dytë më i lartë i ekzekutivit.

Për bosin e organizatës kriminale, kjo nuk ka ndodhur. Ndaj dhe me një paturpësi dhe cinizëm ekstrem, rrahte gjoksin, fliste për drejtësinë me ministrat në arrati dhe nuk fliste për arratinë dhe paturpësinë në një mungesë totale respekti ndaj qytetarëve.

Në një papërgjegjësi të plotë, në një apel të hapur për secilin nga zyrtarët e tij që të arratisen në rast se thirren nga drejtësia.

Gjushi meriton një dekoratë që nuk u arratis. Shikoni Gjushin dhe i çonin policinë, që ti thonin të ikte. Por Gjushi nuk iku, pse, e di ai vetë. Kurse ky, i arratiset dhe nuk flet asnjë fjalë, çka do të thotë se ju të tjerët, njëri pas tjetrit.

A ka kjo paturpësi, hipokrizi dhe cinizëm më të madh ndaj shqiptarëve?

Afera e inceneratorëve është afera e inceneratorëve, sikundër arratisja e Ahmetajt është arratisja e shekullit”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re