Skip to content

VanHorn takon ministren Spiropali: Luftë e përbashkët ndaj organizatave kriminale


E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë Nancy VanHorn zhvilloi një bisedë me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në rolin e saj të ri, pas javës së nivelit të lartë të Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtarë të ambasadës amerikane në Facebook bëhet me dije se objekt i bisedës ishin objektivat e përbashkëta si aleatë të NATO, përfshirë bashkëpunim të ngushtë për të luftuar organizatat kriminale ndërkombëtare.

“Aleatët e përkushtuar të NATO-s sigurohen që të jenë të përgatitur për të përballuar sfidat e reja të kohës sonë – përfshirë shpenzimet e qëndrueshme në fushën e mbrojtjes për sigurinë afatgjatë, bashkëpunim të ngushtë për të luftuar organizatat kriminale ndërkombëtare dhe kushte të drejta ekonomike që u mundësojnë bizneseve të lulëzojnë. E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi një bisedë me Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në rolin e saj të ri, pas javës së nivelit të lartë të Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së”, thuhet në njoftimin e ambasadës.