Shtatori nuk do ta sjellë vjeshtën. Sinoptikanët paralajmërojnë se edhe ky muaj do të ketë temperaturat e verës, të cilat nuk do të zbresin nën 30 gradë Celsius, ndërsa reshje të pakta shiu parashikohen vetëm në zonat malore.

 

“Fillim-shtatori, të paktën dy javët e para të këtij muaji, do të jenë me temperatura shumë të larta, krahasuar me vlerat e larta klimatike pasi gjatë kesaj mesjave presim dhe vlerat termike 38 apo 39 gradë Celsius.”

 

Pjesa e dytë e shtatorit nuk do të ketë surpriza, moti do të jetë i kthjellët dhe temperaturat do të jenë më të larta se vlera normale.

 

Bregdeti do të vijojë të jetë me mot të kthjellët deri në fundjavë. Presim që pjesën e dytë të shtatorit të kemi freskim të motit, por që serish temperaturat do të mbeten mbi vlerën normale.

 

Për të gjithë ata që kanë planifikuar plazh, pesëmbëdhjetë ditshi i parë i shatorit do të jetë i duhur, ndërkohë vjeshta duket se do të vonojë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re