Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u vu në lëvizje pas situatës kaotike të krijuar në Kakavijë.

Me qindra shqiptarë presin të kalojnë kufirin dhe të futen në Greqi, por kufizimet e vendosura nga pala greke kanë shkaktuar radhë të gjata.

Xhaçka mërriti në Kakavijë dhe u takua me kryebashkiakët e Gjirokastrës e Dropulit, prefektin dhe drejtuesit e policisë së qarkut.  

Ndërkohë, efektivë të Batalionit të Mbështetjes Rajonale të FA në Gjirokastër ndodhen gjithashtu në Kakavijë.

Atje ka mbërritur edhe automjeti i posaçëm me 10 mijë litra ujë për qytetarët në radhë. Në dispozicion janë edhe ambulancat e Forcës së Armatosur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re