Kjo është 64 vjeçarja  Zejdije Rrushi nga fshati Kodër Mazhe, stërmundimet në jetën e saj tregohen nga pamja ndonëse kjo është një grua e fortë dhe ende punon.

“Jam e vuajtur tërë jetën” – tregon e moshuara , “kurrë nuk e kam ndalur punën dhe ende ndihmoj djalin dhe nusen e tij që kanë një tufe të madhe bagëtive të imta”, vijon ajo.

Dhitë janë siguruar nga subvencionet bujqësore. Bagëtitë kërkojnë përkujdesje të madhe, ndaj strehëza e bagëtive është më e mirë dhe komode se shtëpia e familjareve. Banesa e tyre është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ndërsa ende qëndrojnë në këtë banesë të dëmtuar. Kalojnë netët me frikë nga rreziku që kanoset kësaj banese që tregohet qartë nga muret e çara.

Zejdija  shpreson ndërtimin i banesës aty ku dhe kanë pronat, tokat dhe bagëtite e tyre. Në këtë fshat dëmet janë të konsiderueshme nga tërmeti, një pjesë e banorëve janë larguar në banesat e reja në Bubq, të tjerët presin ndërtimin në banesat ekzistuese, nga mundësia të punojnë në pronat e tyre.

“5 bukë pjek. Nuk më del të pjek bukë me gaz dhe korrent sepse është shtrenjt. S’kemi fare të ardhura vetëm bagëti kemi, jemi pa punë vet i pesti. Kalamajtë duan këpucë. Janë bërë cop cop banesat nga tërmeti. Djali nuk ka ku fle, i madhi është 18 vjec tjetri 14 vjec. Fëmijët duan dhomën e vet, edhe për shtëpi na kanë premtuar por se dimë cfarë do bëjnë. Ishalla na ndihmon zoti nuk e dimë cfarë do bëhet. Jam e stresuar gjithë jetën që kur kam ardhur këtu por deri sa të vdes kështu do vuaj. Për bagëtitë kujdeset djali me nusen sepse unë skam fuqi më. Mu ka mërzit shpirti jemi pa shtëpi. Na ra granti për banesë ishalla na i bëjnë shtëpinë e re, deri tani nuk ka ardhur asnjë”, u shpreh e moshuara.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb