Kryetari i grupit parlamentar të LSI-se, Petrit Vasili akuzon qeverinë ‘Rama’ për varfërinë e skajshme me të cilën përballen shqiptarët.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se “40% e shqiptarëve janë në varfëri të rëndë, kurse qeveria barkplotë qesh me popullin barkbosh”.

Postimi i Vasilit:

40% te shqiptareve ne varferi te rende,qeveria barkplote qesh me popullin barkbosh.

Asgje tjeter me qarte se varferia nuk tregon se cfare ka bere nje qeveri per njerezit.
Varferia ne Shqiperi eshte ulur kembekryq ne 40% te popullsise.

Qeveria eshte nen akuze nga varferia dhe nga qytetaret te cilet e vuajne ne menyre te tmerrshme ate.

Shifrat qe Banka Boterore jep per varferine do te kishin detyruar cdo qeveri te largohej per shkak te fajit social shume te madh qe rendonte mbi te.

Qeveria e dhembshur ndaj oligarkeve,qe ju pergjysmon atyre tatimin mbi fitimin nga 15% ne 8%, per te varferit eshte e eger, e shurdher dhe e pandjeshme.

Faktet jane keto:

“Në Shqipëri 1,1 përqind të popullsisë jeton me më pak se 1,90 dollarë në ditë. Sipas Bankës Botërore 31,3 përqind e popullsisë në Shqipëri jeton me më pak se 5,5 dollarë në ditë. Më shumë se jetojnë në varfëri ekstreme, kjo pjesë e popullsisë lufton të përmbushë kërkesat bazë të jetës si banesa, shëndeti, edukimi dhe aksesi në ujë dhe kanalizime. 7,7 përqind e popullsisë jeton me 3,10 dollarë në ditë.

Përveç urisë dhe mungesës së ushqimit të mjaftueshëm, varfëria është edhe akses i limituar nëñ edukim dhe shërbime të tjera bazë, është diskriminim social dhe mungesë pjesëmarrjeje në vendimmarrje”.

Ndaj

koha per te reaguar eshte sot sepse qeveria barkplote nuk do te dije asfare per popullin barkbosh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re