Komisioneri i zgjerimit Oliver Varheli bëri thirrje që konferenca e parë ndërqeveritare për Tiranën e Shkupin të mbahet brenda këtij viti. Zyrtari i lartë deklaroi përpara takimit të shefave të diplomacive se pret progres në këtë çështje pas zgjedhjeve në Bullgari.
Konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe maqedoninë e veriut duhet të mbahet brenda këtij viti. Komisioneri i zgjerimit Oliver Varhelyi, deklaroi para takimit të ministrave të Jashtëm se pas zgjedhjeve në Bullgari unioni pret që të ketë progres në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që kane bllokuar rrugen e integrimit te vendeve te ballkanit.
OLIVER VARHELYIKOMISIONARI PER FQINJESI DHE ZGJERIM TE BE-së
“Raportet e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në nuk janë vetëm rreth zgjerimit, por kanë të bëjnë edhe me përshtatjen e politikës së tyre të jashtme me atë të unionit . zgjerimi mbetet mjeti kryesor i BE-së për të forcuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor .Unë pres që tani, pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari të shohim një progres të shpejtë. Ne jemi të gatshëm të nisim punën sa më shpejtë dhe të përfundojmë ceshtjen që na ka mbetur ende pezull, të zhvillohet konferenca e parë ndërqëveritare për maqedoninë e veriut edhe shqipërinë brenda këtij viti.”
Ndërkohë përfaqësuesi i lartë i bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme Josep Borrell ngriti shqetesimin per situaten ne Bosnje Hercegovine
JOSEP BORRELLPERFAQESUESI I LARTE I BE-së PER POLITIKE TE JASHTME“Situata aktualisht ne ballkanin perendimor mund te themi që nuk është dhe aq e mirë. Në Bosnje e Hercegovinë ka tendenca që rrezikojnë unitetin e këtij vendi dhe përparimin në rrugën drejt integrimeve evropiane.Kemi edhe dialogun Kosovë-Serbi që pritet të jetë temë diskutimi.”
Ministrta e jashtem pritet të diskutojne edhe per ashpersimi e sanksioneve ndaj Bjellorusisë, pas situatës së krijuar nga refugjatët në kufi me poloninë.