Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, në samitin në Slloveni ka thënë se janë të përkushtuar për integrim dhe anëtarësim të plotë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Varhelyi foli edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, teksa tha që do të nisë një proces i tillë.

“Ne duhet të të marrim përgjegjësitë dhe vendimin që na dërgon në këtë, që nënkupton nisjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, hapjen e negociatave me Serbinë, përshpejtimin e punës tonë me Bosnjë dhe Hercegovinën që të jetë vend kandidat, dhe nisjen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha Varhelyi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re